75 Mall Live Search
09:31 / E Enjte, 17 Korrik 2025 / S Z

Arrestohet një person në Prizren, sulmoi seksualisht një burrë

Një burrë  është arrestuar  në Prizren nën dyshimin për sulm seksual ndaj një burri tjetër.  Viktima pas incidentit ka marrë tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.

“Prizren / 16.07.2025 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që I njëjti dyshohet se kishte sulmuar seksualisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/