75 Mall Live Search
10:04 / E Enjte, 17 Korrik 2025 / mp

Pas BB-së edhe FMN e largon Kosovën nga Lista e Vendeve në Situata të Brishtësisë dhe Konfliktit (FCS/FCV)

Pas Bankës Botërore  edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e largon Kosovën nga lista për Vendet në Situata të Brishtësisë dhe Konfliktit (FCS/FCV), thuhet në  njoftimin e BQK-së.

“Ju lutëm gjeni njoftimin me rastin e heqjen e Republikës së Kosovës nga Lista e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Vendet në Situata të Brishtësisë dhe Konfliktit (FCS/FCV), pas vendimit të fundit të Bankës Botërore (BB)

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) shpreh mirënjohjen e thellë ndaj FMN-së për këtë njohje të rëndësishme të progresit institucional dhe qëndrueshmërisë makro-financiare të Kosovës”, thuhet në njoftim.