U ndanë? Justin shuan kureshtjen, publikon foto me Haileyn

Justin Bieber ka vendosur t’u japë fund spekulimeve rreth problemeve të tij martesore me Hailey Bieber dhe e bëri shumë thjesht.
Këngëtari postoi një sërë fotosh nga pushimet në Instagram, pa asnjë mbishkrim, e para prej të cilave e tregon atë duke e puthur Hailey-n në faqe, transmeton Indeksonline.

Justin e ka trajtuar edhe marrëdhënien e tyre në albumin e tij të ri Swag, i cili u publikua pas një ndërprerjeje katërvjeçare.
Në këngën Walking Away, ai pranoi se marrëdhënia e tyre nuk është gjithmonë e lehtë, por gjithashtu theksoi se nuk ka ndërmend të largohet dhe dëshiron të qëndrojë me Hailey-n sido që të jetë./Indeksonline/
