75 Mall Live Search
12:53 / E Enjte, 17 Korrik 2025 / G T

Zyrtare: Bernard Berisha largohet nga Akhmati i Rusisë

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha është larguar përfundimisht nga Akhmat Grozny.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit nga Premier League e Rusisë, shkruan Indeksonline

Pas tetë vjetësh, Berisha largohet nga skuadra e Akhmatit, ku luajti 199 ndeshje, shënoi 28 gola dhe bëri 23 asiste.

Berisha tani është i lirë të filloj bisedimet me ndonjë skuadër të re. E që tashmë ka disa oferta në tavolinë për të./Indeksonline/