“Bashkëpunim mes SHBA dhe Gjermanisë”/ NATO: Gati armët për Ukrainën

Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara po punojnë për të dërguar sistemet Patriot në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur.
Kështu tha Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, Gjenerali Alexus Grynkeëich.
Gjatë një aktiviteti ushtarak në Gjermani, gjenerali tha se është udhëzuar që zhvendosja e armëve të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. Megjithatë numri i armëve që do të dërgohen në Kiev është i klasifikuar.
“Udhëzimet e mia janë t’u japim ukrainasve atë që u nevojitet për të mbrojtur veten”, tha Grinkevic.
Presidenti amerikan Donald Trump pranoi të dërgojë armatimet, por ato do të paguhen nga vendet evropiane.
Shefi i NATO Mark Rutte tha se aleanca po koordinon mbështetjen ushtarake me fonde nga aleatët në Evropë dhe Kanada për t’i ardhur në ndihmë Ukrainës.
Lajmet e fundit vijnë teksa në qeverinë ukrainase kanë ndodhur ndryshime të mëdha.
Ministrja e ekonomisë e Ukrainës dhe negociatorja kryesore në marrëveshjen e mineraleve me SHBA, Yulia Svyrydenko, u emërua të enjten kryeministrja e re e vendit.
Megjithatë, në vend, ndryshimi i kabinetit nuk është parë si një ndryshim i madh, pasi udhëheqësi ukrainas vazhdon të mbështetet te zyrtarët që kanë provuar besnikërinë e tyre gjatë luftës.
Denys Shmyhal, kryeministër gjatë viteve të luftës, tashmë merr detyrën e ministrit të mbrojtjes.