Paraqitje pozitive nga Meriton Korenica në Europa League, bëri dy asiste për Clujin

Skuadra e Clujit ka shënuar fitore 3:0 ndaj Paks në ndeshjen e kthimit në fazën kualifikuese të UEFA Europa League.
Një paraqitje tejet pozitive bëri mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica, shkruan Indeksonline
Kore’ bëri dy asiste në fitoren e klubit të tij.
Fillimisht asistoi te goli i Fica në minutën e 35’të dhe më pas në minutën e 90’të te goli i Muharit.
Skuadra rumune CFR Cluj në raundin tjetër do të luajë ndaj Luganos së Zvicrës./Indeksonline/