75 Mall Live Search
10:35 / E Premte, 18 Korrik 2025 / mp

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj zyrtarit doganor, që dëmtoi buxhetin e Kosovës me mbi 3 mijë euro

Një oficer doganor dhe një transportues mallrash u arrestuan të enjten në Vërmicë, në një aksion antikontrabandë.

Sot, Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit I.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ai ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas kërkesës së prokurorisë, më 16.07.2025, rreth orës 19:17 min, në pikën kufitare në Vërmicë, i pandehuri I.K., në cilësi të zyrtarit doganor i caktuar në PKK në Vërmicë, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij zyrtare, ashtu që në kundërshtim me rregullativën ligjore që ka pasur për detyrim të ndal veturën, të hap bagazhin dhe të bëjë kontrollimin e veturës, i njëjti me qëllim nuk e hap bagazhin e veturës dhe nuk bënë kontrollimin, në atë mënyrë që automjeti- furgoni i markës “Mercedes Sprinter 316 CDI”, të cilën e drejtonte A.K., hyn në pikën kufitare dhe e parkon automjetin në kabinën nr.6, dhe fillon të komunikojë me të pandehurin, të cilit ia jep një letër dhe pastaj kthehet për të marrë dokumentet dhe futet deri te dera e kabinës ku ishte duke punuar i pandehuri I.K., dhe pas bisedës së shkurtër, të cilët duke qenë në dijeni se brenda kabinave ka video incizim me audio, të dy dalin jashtë dhe bisedojnë edhe disa sekonda, pastaj drejtuesi i furgonit A.K., largohet me furgon duke mos u kontrolluar fare, ndërsa i pandehuri I.K., në të dhënat “SEED”, regjistron se furgoni i lartpërmendur është i zbrazët, ku pastaj furgoni lëviz në rrugën e vjetër afër pikë kalimit kufitar në Vërmicë – Prizren, saktësisht afër një Restauranti duke lëvizur në drejtim te Prizrenit ndalet nga njësia për antikontrabandë të cilët kanë sinjalizuar automjetin në fjalë  duke përdorur dritat rotative dhe borinë, dhe pas kontrollimit të automjetit rezulton të jetë i ngarkuar me mall komercial patika te ndryshme sportive në vlerë prej 11,457.60 €, duke ju shmangur detyrimeve doganore në vlerë prej 3,414.36 €, me të cilat veprime i pandehuri në vlerën e cekur prej 3,414.36 €, ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës.