75 Mall Live Search
14:45 / E Premte, 18 Korrik 2025 / H F

Skaneri “gëlltit” një 61-vjeçar që mbante një zinxhir rreth qafës, burri në gjendje të rëndë

Një burrë 61-vjeçar është në gjendje kritike në një spital të Long Island pas një incidenti të rëndë që ndodhi, ndërsa ai ishte në një dhomë të rezonancës magnetike.

Incidenti i papritur ndodhi të mërkurën pasdite kur burri hyri në dhomën e imazherisë në Nassau Open MRI me një zinxhir metalik të rëndë rreth qafës.

Në atë kohë, skaneri MRI ishte i ndezur, duke bërë që forca e fortë magnetike e makinës ta tërhiqte me dhunë atë nga brenda.

Sipas autoriteteve, 61-vjeçari nuk kishte leje të qëndronte në zonën specifike dhe pësoi një “incident mjekësor” me të hyrë në pajisje. Ai u transportua menjëherë në një spital aty pranë, ku mbetet i shtruar në spital me lëndime të rënda.

Policia dhe shërbimet shëndetësore kompetente po hetojnë rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti.