75 Mall Live Search
14:58 / E Premte, 18 Korrik 2025 / S Z

Kapet mall i padeklaruar në Aeroportin e Prishtinës, vlera mbi 11 mijë euro

Dogana e Kosovës ka ndaluar një rast të tentativës së importit të mallrave të padeklaruara në aeroport.

Sipas njoftimit nga dogana, gjatë kontrollit të zakonshëm, njësitet përkatëse kanë identifikuar një sasi prej 15 copë pajisjesh elektronike të tipit Indoor LED Display, me vlerë të përgjithshme prej 11 mijë e 370 eurosh.

Malli dyshohet se është tentuar të futej pa kryer procedurat doganore të rregullta.

“Mallrat janë konfiskuar si dhe rasti është proceduar te sektori për kundërvajtje doganore”, thuhet në njoftim.