75 Mall Live Search
23:25 / E Premte, 18 Korrik 2025 / Gj. Sh

Spanja pa probleme ndaj Zvicrës, kalon në gjysëmfinale të Kampionatit Evropian

Kombëtarja e Spanjës në kategotinë e femrave është bërë gjysëmfinalistja e tretë në Kampionatin Evropian, pas Italisë dhe Anglisë.

Në çerekfinale, Spanja shënoi fitore ndaj Kombëtares së Zvicrës, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Golat u shënuan nga Athenea del Castillo dhe Claudia Pina.

Në gjysëmfinale, Spanja e pret fituesin e ndeshjes Francë – Gjermani, e cila zhvillohet ditën e shtune.

Gjysëmfinalja tjetër luhet mes Italisë dhe Anglisë./IndeksOnline/