Duke e njohur Albin Kurtin, s’pres marrëveshje mes tij dhe Fatmir Limajt”, thotë Elmi Reçica

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, është shprehur skeptik për mundësinë e një marrëveshjeje ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj.
Duke folur pas seancës së 49-të të Kuvendit të Kosovës, Reçica tha se e njeh mjaft mirë qasjen politike të Kurtit dhe sipas tij, ai nuk është i gatshëm për bashkëpunim apo konsensus me opozitën.