75 Mall Live Search
12:35 / E Shtunë, 19 Korrik 2025 / A. M.

Kraki: Vonesa e institucioneve nuk i konvenon askujt

Deputeti i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka deklaruar se deputetët e të gjitha grupeve parlamentare po e kuptojnë se bllokimi i institucioneve nuk u shkon në favor as atyre vetë, as vendit.

“Mendoj që po, edhe mendoj që edhe deputetët e grupeve të tjera parlamentare kanë filluar që të vetëdijësohen që kjo vonesë dhe pezullim i institucioneve nuk ju konvenon as atyre, as kërkujt,” tha Kraki.

Ai theksoi se nuk ka nevojë për tërheqje nga qëndrimet, por për njohje të realitetit politik dhe respektim të legjitimitetit të secilit subjekt.

“Nuk ka çka lëshon pe, Nisma e ka legjitimitetin që e ka, ne e kemi atë që dihet. Secilit duhet t’i bie mirë,” u shpreh ai.