Pas Courtois edhe Brahim Diaz do të vazhdojë kontratën me Realin

Real Madridi dalëngadalë po fillon vazhdimet e kontratave për yjet e skuadrës.
Pas Thibaut Courtois, Reali do t’i vazhdojë kontratën edhe mesfushorit, Brahim Diaz.
Ende nuk dihet kohëzgjatja e kontratës së re të marokano-spanjollit, mirëpo kjo shihet si vendim i qartë se Alonso e sheh atë në planet e tij për skuadrën.
Diaz, ka bërë rreth 56 paraqitje sezonin që lamë pas, ku shënoi 6 gola dhe 8 asistime, ku nuk arriti të fitonte asnjë trofe./IndeksOnline/