75 Mall Live Search
10:16 / E Diele, 20 Korrik 2025 / Gj. Sh

Prishet luhatësja në Skenderaj, lëndohen 6 persona

Gjashtë persona, prej të cilëve tre të mitur, u lënduan pasi u rrëzuan si pasojë e prishjes së një luhatëse në rrugën Fatmir Dibra, në Skenderaj. Rasti ka ndodhur të shtunën vonë, bëri të ditur Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, të lënduarit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Skenderaj, e më pas tre prej tyre janë përcjellë për në Spitalin e Mitrovicës.

“Lidhur me rastin, janë intervistuar dy të dyshuar – pronari dhe punëtori i lojërave dhe e me pas me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, njoftoi Policia e Kosovës.