75 Mall Live Search
09:06 / E Hënë, 21 Korrik 2025 / L A

Paul Gascoigne dërgohet në spital

Legjenda angleze, Paul Gascoigne, është dërguar në spital.

Ai ishte gjetur pa vetëdije në shtëpinë e tij nga një shoku i tij, ku u  shtrua në kujdes intensiv, por tani është në gjendje të qëndrueshme dhe po shërohet në një njësi mjekësore akute.

Shoku i tij Steve Foster, i cili e gjeti Gascoigne, tha: “Ai do të donte t’i falënderonte të gjithë për mbështetjen që ka marrë deri tani nga kaq shumë miq të vjetër që i urojnë gjithë të mirat dhe duan ta shohin përsëri në formën e tij më të mire”, deklaroi ai.

Gascoigne, ishte një ikonë e viteve 90-të, ku luajti për skuadrat e njohura si Tottenham, Newcastle, Lazio dhe Rangers.

Por ishte me Anglinë që “Gazza” fitoi zemrën e kombit. Ai debutoi në shtator të vitit 1988 nën drejtimin e Bobby Robson dhe do të vazhdonte të ishte një pjesë kyç e asaj skuadre të Anglisë që shkoi në gjysmëfinale të Botërorit, Italia 1990./IndeksOnline/