75 Mall Live Search
12:18 / E Martë, 22 Korrik 2025 / H F

Sindikata e RTK-së paralajmëron protestë për mosndarje të buxhetit

Sindikata e Pavarur e RTK-së (SPERTK) ka mbajtur sot një konferencë për media, ku shprehu shqetësimin për gjendjen alarmante në të cilën ndodhet Radiotelevizioni i Kosovës për shkak të mosalokimit të buxhetit.

Kryetari i sindikatës, Gëzim Bimbashi, tha se punëtorët e RTK-së po përballen me rrezik të humbjes së pagave, ndonëse buxheti është i ndarë me ligj.

Ai paralajmëroi se nëse deri më 5 korrik nuk alokohen mjetet, më 6 korrik do të mbahet protesta e parë, me mundësi të përshkallëzimit deri në grevë të përgjithshme.

“SPERTK-ja po e shpreh sot publikisht shqetwsimin dhe indinjatën e saj pwr situatën alarmante në te cilën ndodhet Radio Televizioni i Kosovës, si pasoje e mungesës së alokimit të buxhetit dhe bllokimit te kapaciteteve tona.
RTK-ja, si shërbim publik, ka detyrim kushtetues dhe ligjor për te informuar gytetarët në mënyrë të pavarur dhe të paanshme. Mungesa e buxhetit po e vë në pikëpyetje këtë mision themelor.

Si pasojë e moskonstituimit dhe mosveprimit të Kuvendit, RTK është e bllokuar. Megjithate, duhet ta themi qartë se nga ky bllokim nuk mbesin pa paga deputetët dhe zyrtarët shtetërore, por punëtorët e RTK-së, të cilët edhe pse kane buxhetin te ndare me ligji, nuk po mund t’i marrin pagat e tyre.
Në vend se te flasim per rritje pagash dhe per permiresim te kushteve, punëtorët sot perballën me rrezikim tê mireqenjes së tyre.

Nëse kjo gjendje vazhdon, që mbi 700 punëtorë te mbesin pa paga dhe të rrezikohet seriozisht funksionimi i televizionit public ne jemi t obliguar të marrim masa tjera sindikale.

SPERTK-ja pret nga institucioneve shtetërore afatin deri më date 5 te ketij muaji që te alokojnë mjetet sipas obligimeve ligjore. Nëse deri atëherë nuk ndërmerren hapa konkrete, më date 6 korrik SPERTK do të organizojë protestën e parë, si paralajmerim për veprime tê mëtejshme, deri në grevë të pergjithshme.

Kujtojmé se nje situate e ngjashme eshte zgjidhur edhe në vitin 2021, kur pavarësisht mungeses se institucioneve funksionale, jane gjetur zgjidhje ligjore per alokimin e mjeteve. Kërkojmë qe të veprohet me të njëjtën pergiegjesi edhe sot.

SPERTK-ja u bën thirrje te giitha partive politike dhe institucioneve qe të mos e përdorin RTK-në per interesa politike, por ta mbrojnë atë si pronë publike dhe si një ndër shtyllat e demokracisë. SPERTK mbetet e vendosur te ndermarre të gjitha veprimet sindikale të nevojshme per mbrojtjen e punëtorëve dhe të RTK-së si shërbim publik”, shtoi ai.