Arkitekti i njohur, Ermal Buçinca zyrtarizon kandidaturën për Kuvendin e Prishtinës

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, përmes një postimi në facebook ka dhënë mbështetjen e tij të plotë për arkitektin e njohur prishtinas, Ermal Buçinca, si kandidat për Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Në postimin e tij, Kupina thekson se Ermal Buçinca është një profesionist me përvojë të jashtëzakonshme në dhjetëra projekte të realizuara në kryeqytet.
Ai vlerëson njohuritë e Ermalit mbi problematikat e kaosit urban në Prishtinë, duke e cilësuar si njeriun e duhur për të sjellë zgjidhje konkrete në këtë kohë të rëndësishme për zhvillimin e qytetit.
“Ermali, nga një familje e mirënjohur dhe e respektuar prishtinase, punëtor i zellshëm e kreativ, do të jetë vlerë e madhe për Kuvendin e Prishtinës”, ka shkruar ndër të tjera Kupina në postimin e tij./IndeksOnline/