75 Mall Live Search
12:46 / E Premte, 25 Korrik 2025 / mp

Rohde: Vendimi i Kushtetueses, karton i kuq atyre që nuk e konstituojnë kuvendin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, pas seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, shprehu shqetësimin e tij për ngërçin politik dhe urgjencën për t’u formuar institucionet e Kosovës.


A tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte një karton i kuq për ata që nuk konstituojnë kuvendin.

“Jemi këtu për ta theksuar shqetësimin tonë dhe urgjencën për të formuar institucionet. Qytetarët dolën për të votuar më 9 shkurt dhe tani janë bërë gati gjashtë muaj. Klasa politike po dështon përballë qytetarëve. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte një karton i kuq për ata që nuk konstituojnë Kuvendin”, tha ambasadori Rohde.