75 Mall Live Search
08:04 / E Shtunë, 26 Korrik 2025 / FR

​Moti sot “përvëlues”, deri në 40 gradë celsius

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat do të dendësohen dhe vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të përcjellura me
stuhi lokale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-20°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 36- 40°C.

Ndërkaq, pritet të fryjë erë kryesisht nga drejtimi
veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 11m/s.