Thomas Muller konfirmon hapin e tij të radhës

Thomas Muller do të vazhdojë karrierën e tij jashtë Evropës.
Gjermani, përmes një video të publikuar në kanalin e tij në “Youtube”, shihet në video i veshur si “kauboj”, duke treguar kështu se do të vazhdojë karrierën në MLS.
Ende nuk dihet se cili është klubi që ka siguruar shërbimet e mesfushorit gjerman.
Muller, tërë karrierën e tij e kishte kaluar te Bayern Munichu, ku prej debutimit të tij në vitin 2009 kishte bërë rreth 756 paraqitje, ku ka 250 gola dhe 276 asistime me kampionët e Gjermanisë.
Me Bayernin, kishte fituar tituj të shumtë përfshirë 13 tituj të Bundesligës, 2 Liga të Kampionëve, 6 Kupa të Gjermanisë, 2 herë Botërorin e Klubeve, 2 Superkupa të Evropës si dhe 8 Superkupa të Gjermanisë./IndeksOnline/