Pas seancës së dështuar, Duda Balje i thotë “jo” Fatmir Limajt!

Deputetja boshnjake Duda Balje ka refuzuar një takim ose komunikim me Fatmir Limajn, pas dështimit të seancës së 53-të të Kuvendit të Kosovës.
Momenti u kap nga Indeksonline pas përfundimit të seancës, ndërsa arsyeja e këtij refuzimi mbetet e paqartë.
Fatmir Limaj, i cili po synon të rikthehet fuqishëm në skenën politike përmes përpjekjeve për bashkëpunim me deputetë të pavarur, duket se nuk ka gjetur mbështetje te Balje, të paktën për momentin. Në seancë nuk ishte e pranishme edhe deputetja e Nisma-s, Arbesha Krasniqi.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur opozita po përpiqet të konsolidohet përballë qeverisë Kurti, por sinjalet nga terreni tregojnë se jo të gjithë janë të gatshëm për afrim politik.
Kujtojmë se sonte në ora 22:00 mbahet seanca e fundit.