Daut Haradinaj thirrje publike Krasniqit e Abdixhikut: T’ia ofrojmë një mazhorancë Kuvendit e ekzekutivit

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, në fjalimin e tij në Kuvend pas ndërprerjes së seancës, i ka bërë thirrje kryetarëtve të PDK-së e LDK-së që të bashkohen për një mazhorancë “në të ardhmen e afërt” për Kuvend e Qeveri.
Ai tha se ftesa e kryesuesit të seancës Avni Dehari për në orën 22:00 nuk do të ofrojë zgjidhje, prandaj ai e prezantoi mazhorancën me këto parti si zgjidhje.
“Po shihet që s’ka vullnet me bë një zgjidhje. Secili deputet këtu me përvojën minimale që e ka, ka pasë vullnet me bë zgjidhje dhe me iu bashku forcave për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Shihet qartë që Kurti po e shfrytëzon edhe emrin e Albulena Haxhiut jo pse ndoshta insiston që ajo është zgjidhja, por mendoj se e ka në qëllim që ta çojë deri në pafundësi këtë situatë”.
“Edhe kjo seancë në ora 22:00 s’do të ketë ndonjë zgjidhje tjetër, shihet qartë që s’i ka numrat. Thirrje publike për kryetarin e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe të gjithë atyre që kanë vullnet që me ia ofru një mazhorancë në të ardhmen e afërt Kuvendit dhe ekzekutivit të Kosovës”.