Milani lë në hije yjet e Liverpoolit, fiton super miqësoren në Hong Kong

Ka përfunduar ndeshja parasezonale mes Liverpoolit dhe Milanit.
Ishin “Rossonerët”, ata që arritën fitoren ndaj kampionëve në fuqi të Anglisë, Liverpoolit.
Ndeshja u mbyll me rezultat 2-4 në favor të Milanit, me ndeshjen që u zhvillua në Hong Kong.
Kjo ishte edhe fitorja e parë e Massimiliano Allegrit, që nga rikthimi i tij në stolin kuqezi pas 11 vitesh.
Golat për Milanin i realizoi Leao në minutën e 10-të, Loftus-Cheek në të 62-tën dhe Okafor në minutën e 70-të dhe në fund të ndeshjes, ndërsa për “Redsat” shënoi Dominik Szoboszlai në minutën e 26-të dhe Cody Gakpo në fund të ndeshjes./IndeksOnline/