Zjarri masiv në Abri të Skënderajit, situata është kaotike (Pamje)

Situata me zjarret në shumë vende të vendit po vazhdon të jetë alarmante.
Në fshatin Abri të komunës së Skënderajit, është përfshirë nga flakët një pjesë e fushës që është përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave të larta, shkruan IndeksOnline.
Zjarrfikësit po mundohen që të shuajnë zjarrin në këtë zonë.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.