Marshohet me motoçikleta për nder të Enver Zymberit

Në vazhdën e aktiviteteve për shënimin e 14-vjetorit të rënies së heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës, është zhvilluar një marshutë përkujtimore me motocikleta me dy rrota.
Aktiviteti ka përfshirë një shteg prej 94 kilometrash dhe është realizuar në nderim të heroit Enver Zymeri dhe 24 zyrtarëve policorë që dhanë jetën në krye të detyrës.
Përmes këtij aktiviteti, përkujtohet me respekt sakrifica e tyre në shërbim të ruajtjes së rendit kushtetues, rendit dhe ligjit e sigurisë publike.
