75 Mall Live Search
16:24 / E Shtunë, 26 Korrik 2025 / MSH

U trafikuan 6 tonë kokainë me vlerë 411 milionë euro/ SPAK-u me aksion anti-drogë

SPAK-u ka ndërmarrë një tjetër operacion kundër trafikimit të lëndëve narkotike, i cili u konkludua ditën e djeshme me arrestimin e 6 persona.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK-ut, në hetim janë 16 persona për veprat penale Trafikimit të lëndëve narkotike” , “Grupi i strukturuar kriminal”  si dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet dhe përgjimet, këta persona janë të implikuar në trafikimin e më shumë se 6 tonë kokainë gjatë viteve 2020-2021 nga vendet e Amerikës Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Sipas njoftimit të SPAK, vlera në treg e kësaj lënde narkotike kokainë llogaritet mbi 411 milionë euro, ndërkohë që agjentët të BKH dhe Policia e Shtetit kanë bërë sekuestrimin edhe të automjeteve, sendeve me vlerë si ora luksi, kartave të celularit, armë zjarri, mjete lundruese, karta bankare dhe dokumentacione të tjera.

  • Shuma monetare në total:
    • Euro: 43,470 €
    • Franga zvicerane: 5,000 CHF
  • Automjete:
    • 3 automjete, përfshirë një Mercedes Benz AMG G63, një Volkswagen Golf 7a, dhe një Volkswagen Sharan.
  • Mjet lundrues:
    • 1 skaf luksoz i markës “Hull Works Sarock 40”, prodhim i vitit 2025, i regjistruar në emër të një subjekti tregtar.
  • Armë zjarri:
    • 3 pistoleta, me krehër dhe fishekë.
  • Ora të luksit:
    • 1 orë Rolex, model 126613LN
    • 1 orë Richard Mille, model Mclaren RM50-03/68
  • Telefona celularë:
    • 16 aparate celularë, kryesisht të markës iPhone dhe Samsung, disa me karta SIM aktive.
  • Karta bankare dhe dokumente financiare:
    • 19 karta bankare ndërkombëtare (Visa, Mastercard, American Express), të lëshuara në emër të personave nën hetim.
    • Dokumente bankare dhe transaksionesh financiare me llogari në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama.
  • Pajisje elektronike:
    • 1 dron i markës DJI Mavic 2 Enterprise, me të gjithë aksesorët përkatës.
    • 8 hard disqe të markës Hikvision, me kapacitet 6TB secili.
    • 1 NVR Hikvision.
    • 2 radio komunikimi Baofeng.
  • Dokumentacion identifikimi dhe pronësie:
    • Patentë dhe karta identiteti nga autoritete të Shqipërisë, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar.
    • Leje drejtimi dhe dokumente lundrimi për mjetet lundruese.
    • Certifikata pronësie, dokumente noteriale, kontrata shitblerjeje dhe deklarime të pasurisë.

Episodet të trafikut të drogës

Bazuar në informacionin hetimor të mbledhur nga Prokuroria e Posaçme, aktiviteti i këtij grupi të strukturuar kriminal për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike është konkretizuar përmes një sërë episodesh të zhvilluara kryesisht gjatë periudhës 2020–2021 në disa shtete të Bashkimit Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Episode të sekuestrimi të kokainës

  1. Spanjë – shkurt 2020
    Sekuestruar 400 kg.
  2. Belgjikë – prill 2020
    Sekuestruar 989.1 kg.
  3. Kanali (Francë – Mbretëri e Bashkuar) – prill 2020
    Sekuestruar 250 kg në një ngarkesë me destinacion Britaninë e Madhe.
  4. Holandë – qershor 2020
    Sekuestruar mbi 2000 kg kokainë. Vlera tregu e kësaj sasie llogaritet mbi 151 milionë euro
  5. Holandë – tetor 2020
    Sekuestruar 1484.07 kg.

Episode të sekuestrimit të hashashit

  1. Rimini, Itali – korrik 2020
    Sekuestruar 275 kg.
  2. Bari, Itali – mars 2021
    Sekuestruar 400 kg.
  3. Algeciras, Spanjë –mars-shtator 2020

Sekuestruar rreth 1442 kg, ku 170 kg dyshohet se ishin për llogari të të hetuarve.

Episode të tjera

  1. Francë – shkurt 2020
    Sekuestruar një automjet dhe 72,000 euro cash.