Zjarre të mëdha dhe erëra të fuqishme, KOSTT-i detyrohet të ndërpresë energjinë në disa zona

Me urdhër të Policisë së Kosovës, KOSTT-i ka bërë ndërprerjen e energjisë elektrike në Nënstacionin Prizreni 1 dhe Prizreni 3.
Për shkak të zjarreve të mëdha në rajone të ndryshme të vendit, veçanërisht në Prizren, në Mitrovicë dhe në Gjakovë janë dëmtuar asetet elektroenergjetike të KEDS-it, duke lënë një numër të caktuar të konsumatorëve pa furnizim me energji elektrike.
Gjendja po bëhet alarmante për shkak edhe të erërave të fuqishme që po fryjnë në këto dhe në disa rajone të tjera të vendit.
Ekipet e KEDS-it janë të pranishme në terren dhe po punojnë me përkushtim për rikthimin e gjendjes në normalitet. Lusim qytetarët për kujdes të shtuar për shkak të situatës së krijuar në këto zona.