75 Mall Live Search
09:20 / E Diele, 27 Korrik 2025 / L A

Gibbs-White refuzon Tottenhamin, vazhdon kontratën me Nottingham Forestin

Megjithatë, Morgan Gibbs-White do të qëndrojë te Nottingham Foresti.

Kjo u konfirmua nga vetë klubi anglez, ku të cilët publikuan foton e futbollistit me presidentin e klubit, Evangelos Marinakis.

Gibbs-White, ka vazhduar kontratë edhe për tre sezone tjera me Forestin, ku të cilët do të synojnë të konkurrojnë për trofeun e Ligës së Evropës.

Anglezi ishte shumë afër t’i bashkohej Tottenhamit, ku i cili supozohej të mbante vizitat mjekësore, por që marrëveshja dështoi.

Gibbs-White, ishte njëri nga lojtarët më të mirë të Forestit sezonin e kaluar, ku bëri 38 paraqitje dhe shënoi 7 gola dhe 10 asistime./IndeksOnline/