75 Mall Live Search
12:50 / E Diele, 27 Korrik 2025 / LB

Cakolli: Përfundim i turpshëm, jemi në një situatë të paprecedentë, me një Kuvend jofunksional e jolegjitim

Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pas përpjekjes së 54-të për konstituimin e Kuvendit.

Cakolli e ka vlerësuar si një përfundim i turpshëm i një krize që u zvarrit me vetëdije.

Barra kryesore e përgjegjësisë politike së gjithë këtij dështimi, sipas tij, bie qartazi mbi subjektin politik që ka dalë i pari në zgjedhje dhe që kishte të drejtën për të propozuar kandidatin për kryetar Kuvend.

“Tashmë jemi në një situatë të paprecedentë, me një Kuvend jofunksional e jolegjitim dhe me një qeveri në detyrë, të zgjedhur nga legjislatura e parafundit – anëtarët e së cilës nuk kanë as autoritet ligjor për vendimmarrje. Qytetarët nuk e kanë merituar një shtet në pauzë për shkak të llogarive të ngushta partiake”, ka shkruar ai në Facebook.