75 Mall Live Search
15:02 / E Diele, 27 Korrik 2025 / Gj. Sh

Zjarr në fshatin Leshan të Pejës, zjarrfikësit dhe policia në vendin e ngjarjes

Përhapja e zjarreve në disa pjesë të vendit vazhdon të jetë shqetësuese, duke rrezikuar pronat dhe sigurinë e banorëve.

Një zjarr ka shpërthyer në dalje të qytetit të Pejës, konkretisht në fshatin Leshan, duke rrezikuar disa shtëpi në zonë.

Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë zjarrfikësit dhe njësitet policore, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Për shkak të intervenimit dhe masave të sigurisë, në këtë segment të rrugës janë krijuar kolona të mëdha automjetesh.

Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/