75 Mall Live Search
15:22 / E Diele, 27 Korrik 2025 / Gj. Sh

Kryetari i OVL UÇK viziton familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, publikon foto me nënën Hyrë

Kryetari i OVL UÇK, Hysni Gucati ka vizituar familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ai në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi me nënën Hyrë, ku e cilësoi si grua të urtë, të fortë dhe të përkushtuar, që mbetet simbol i nënës shqiptare që lind dhe rrit heronj për atdheun.

”Në Burojë, në shtëpinë e nënës Hyre, nënës që rriti me përkushtim e dashuri Hashim Thaçin, njërin nga bijtë më të denjë të Kosovës. Një grua e urtë, e fortë dhe e përkushtuar, që mbetet simbol i nënës shqiptare që lind dhe rrit heronj për atdheun.Biseda me të ishte kënaqësi dhe frymëzim. Ndihej krenare për Hashimin dhe shokët e tij, edhe pse po mbahen padrejtësisht në Hagë.” ka shkruar Gucati.

Postimi i plotë: