75 Mall Live Search
16:06 / E Diele, 27 Korrik 2025 / L A

Arsenali arrin fitoren, mposht Newcastlen në ndeshjen parasezonale

Arsenali arriti të fitojë përsëri në ndeshje parasezonale.

Pas fitores ndaj Milanit, ata arritën të mposhtin skuadrën e Newcastle United me rezultat 3-2.

Golat u realizuan nga Merino, Alex Murphy(autogol) dhe Odegaard për “Topçinjtë”, ndërsa për “Laraskat”, shënoi Jacob Murphy dhe blerja e re, Anthony Elanga.

Kujtojmë se Arsenali, do të nis sezonin në Premierligë në superndeshjen ndaj rivalëve, Manchester United në “Old Trafford”, më 17 gusht./IndeksOnline/