54 dështime, OVL e UÇK-së mban një konferencë shtypi

Kategoritë e dala nga lufta, OVL, SHIL dhe SHFD, kanë ritheksuar edhe një herë vendosmërinë e tyre që nuk do të qëndrojnë të heshtur dhe as duarkryq nëse nuk respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e institucioneve të reja të vendit.
Përmes një reagimi dërguar mediave, këto kategori kanë ftuar sot, nga ora 14:00, një takim me strukturat e OVL-së, SHIL-it, SHFD-së, ish-të BP-së dhe Lëvizja, në zyrat qendrore të OVL të UÇK-së në Prishtinë.
Në njoftim thuhet se menjëherë pas takimit, do të mbahet një konferencë shtypi.
“Ftojmë të gjitha mediat dhe opinionin publik që të ndjekin këtë paraqitje të përbashkët, në të cilën do të bëhen të qarta hapat e ardhshëm të kategorive të dala nga lufta në mbrojtje të rendit kushtetues dhe të vlerave të luftës për liri”, tha OVL e UÇK-së.