Ushtarët italianë të KFOR-it kryejnë operacione vëzhgimi në territorin e Kosovës

Ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndim (RC-W), pjesë e misionit të udhëhequr nga NATO – KFOR, kanë kryer patrullime dhe operacione vëzhgimi në të gjithë zonën e tyre të përgjegjësisë.
KFOR-i përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se prania e patrullave në terren është thelbësore për të mbajtur një prani të dukshme, për të përmirësuar vetëdijen situatës dhe për të siguruar një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet.
Kjo prani gjithashtu mundëson angazhim të rregullt me popullatën lokale dhe autoritetet civile, duke forcuar besimin në KFOR dhe duke theksuar rolin e tij të paanshëm në të gjithë rajonin.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e saj – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), sipas roleve të tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë./IndeksOnline/