75 Mall Live Search
19:48 / E Hënë, 28 Korrik 2025 / Burim

Gjykata Speciale shkon në pushim veror deri më 15 gusht

Gjykata Speciale ka njoftuar se nga sot do të jetë në pushim veror. Sipas kalendarit në webfaqe, Specialja do t’i rikthehet punës më 16 gusht.

Përgjatë kësaj periudhe, nuk do të mbahen seanca dhe disa shërbime jothelbësore pritet të jenë në minimum.

Gjykata njofton se do të vazhdojë punën në të gjitha seksionet e saj dhe mund të bëhen parashtrime përveçse nëse gjykatësit kanë urdhëruar ndryshe.

Ndryshe, kjo Gjykatë ka në punë disa raste penale, duke përfshirë atë të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit), rastin e Pjetër Shalës, rastin tjetër të Thaçit i cili akuzohet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë së bashku me Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun, Isni Kilajn dhe Hajredin Kuçin.