75 Mall Live Search
21:01 / E Hënë, 28 Korrik 2025 / Burim

Aktvistja e famshme Greta Thunberg po qëndron për vizitë në Kosovë

Greta Thunberg, aktivistja për të drejtat e njeriut dhe ambientalistja suedeze e vizitoi sot Reporting House në kuadër të vizitës së saj dyditore në Kosovë.

Thunberg u takua me aktivistë nga organizata Termokiss dhe organizata të tjera rinore në Kosovë, si dhe kaloi 2 orë në muze për të kuptuar më tepër rreth historisë së aktivizmit dhe protestave qytetare të viteve të ’90-ta në Kosovë, thuhet në komunikatën e Reporting House, drejtuar mediave.

Ajo u prit nga producentja, Jeta Xharra dhe kuratori i muzeut Gazmend Ejupi që së bashku me artistin e ri Vullnet Jakupi, folën për veprat e artit modern që ekspozohen në Reporting House dhe që “reflektojnë për aktivizmin, si punimi për shkollat shtëpia nga Jakupi, etj”.

Tutje Thunbgerg vizitoi edhe Galerinë e Reporting House ku po ekspozohet puna e artistit 18 vjeçar nga Gaza, Hussein al-Jerjaëi e që titullohet “Fragmente të mbijetesës”.

“Thunberg u interesua për reagimet e politikës dhe shoqërisë kosovare për situatën në Gaza.  E shoqëruar nga aktivistë të rinj nga Kosova, Thunberg shprehu mirënjohje për zemërgjerësinë e njerëzve që ka takuar në Kosovë”, vijon komunikata.

Jeta Xharra, producentja e ekspozitës tha se po e përcjellë aktivizmin e Gretës që një kohë të gjatë. ” Ajo ka arritur të bëhet zëri i së ardhmes dhe në mënyrë shumë efektive ka tërhequr vëmendjen e botës për krizën ambientale”, tha ajo.

Xharra theksoj po ashtu aktivizmin e Thunberg për padrejtësitë që po ndodhin në Gaza, duke e quajtur privilegj mundësinë për të rrëfyer historinë e padrejtësive në Kosovë gjatë viteve të  ’90-ta.