Plagoset një 27 vjeçar të Stanovc të Vushtrisë

Një 27 vjeçarë është plagosur pasditën e sotme në fshatin Stanovc të Vushtrisë.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njofimit para pak minutave.
‘’ Rreth orës 18:00, është pranuar informata se në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ka ndodhur një rast plagosje nga arma e zjarrit.Sipas informacioneve të para hetimore, viktima-mashkull rreth 27-vjeçar-ka pësuar plagë nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas autoriteteve mjekësore, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë’’ thuhet në njoftim.
Po ashtu është bërë e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja.
Hetuesit policor, nën udhëheqjen e prokurorit kompetent, kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale ,,Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.
Policia është në kërkim të personit të dyshuar i cili dyshohet se ka shtënë me armë./Indeksonline/