75 Mall Live Search
10:10 / E Mërkurë, 30 Korrik 2025 / MSH

Dhunohet një femër në Mitrovicë të Veriut

Në çastet e para të ditës së djeshme, policia ka arrestuar një të dyshuar në Mitrovicë të Veriut.

I arrestuari, mashkull kosovar, dyshohet të ketë dhunuar viktimën, femër kosovare, shkruan IndeksOnline.

Sipas policisë rasti dyshohet të ketë ndodhur pikërisht dje.

 “I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është iniciuar si “Dhunim”./IndeksOnline/