75 Mall Live Search
10:25 / E Mërkurë, 30 Korrik 2025 / L K

Barcelona e blen supertalentin kroat

Barcelona e ka transferuar supertalentin kroat, Lovro Chelfi. Gjigantët katalanas kanë paguar 300,000 euro për të blerë 50 për qind të të drejtave të mesfushorit 18-vjeçar.

Blaugranët do të kenë dy vjet kohë për të vendosur nëse do të blejnë 50% të mbetur nga klubi kroat, skuadrës Kostosija.

Nëse marrëveshja e ardhshme shkon sipas parashikimeve, shuma totale e transferimit mund të rritet në dy milionë euro

Chelfi është mesfushor me tipare sulmuese dhe llogaritet si një nga talentët më premtues kroat./Indeksonline/