75 Mall Live Search
07:48 / E Enjte, 31 Korrik 2025 / MSH

Mot me vranësira, minimalja zbret në 13 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell gjatë ditës.

Në zonat malore mund të ketë edhe reshje lokale shiu.

Era do të fryjë me shpejtësi 10-35 km/h.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 13 deri në 16 gradë Celcius.

Kurse, ato maksimale nga 24 deri në 28 gradë Celcius.