Zhjeqi i futet politikës

Ish-futbollisti i njohur kosovar, Arben Zhjeqi, i është futur politikës. Zhjeqi do të jetë kandidat për asamble në zgjedhjet e 12 tetorit në listën Lidhja e Prishtinës e drejtuar nga Fehmi Kupina.

“Një figurë që nuk ka nevojë për prezantim. Një person që gjithë jetën ia dedikoj sportit të kryeqytetit. Një futbollist, lider, kapiten i ekipit dhe qytetar shembull. Ky është Arben Zhjeqi.
Kampion i trefishtë i Kosovës me KF Prishtina. Mbrojti edhe ngjyrat e Kombëtares së Kosovës, e ishte edhe kapiten i saj. E thirrnin Zhjeqi i Prishtinës, Flamurtarit, Beselidhjes, Rilindjes e Hajvalisë, të gjitha këto klube nga kryeqytetit, por KF Prishtina ishte ajo me të cilën korri më së shumti suksese. Për një periudhë, ai luajti edhe për KF Trepça me të cilët poashtu u bë një herë kampion i Kosovës.
Edhe pas pensionimit nga futbolli, Arbeni vazhdoi angazhimin e tij në pasionin e tij jetësor, duke punuar për disa vite Federatën e Futbollit të Kosovës.
Gjithë këtë karrierë e përvojë sportive, tani Arbeni do ta aplikojë në Kuvendin Komunal të Prishtinës si kandidat nga Lidhja e Prishtinës. Jam më se i bindur se me Arbenin në kuvend, sporti i kryeqytetit do të ketë një zë të fuqishëm në këtë organ vendimmarrës dhe do të ketë perspektivë më të mirë”, shkruan Kupina në njoftim.