Pritjet në pikat kufitare arrijnë deri në një orë

Deri në një orë është koha e pritjes së mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Muçibabë.
Këto të dhëna janë bërë të ditura në përditësimin e fundit të Qendrës Kombëtare të Menaxhimit Kufitar.
Fluks i qytetarëve për të dalë nga Kosova është regjistruar edhe në pikën kufitare të Merdarit, me kolona që arrijnë deri në 1000 metra dhe pritje deri në 60 minuta.
Ndërkaq, për të hyrë në Kosovë nga pika tjetër, ajo e Dheut të Bardhë, nevojiten 40 minuta, kurse për të dalë 20.
