75 Mall Live Search
13:45 / E Enjte, 31 Korrik 2025 / FR

“Shpërblim për Hamasin”/ Izraeli kritikon Kanadanë për njohjen e Palestinës

Qeveria izraelite ka kritikuar planin e Kanadasë për të njohur një shtet palestinez.

Ministria e Jashtme e Izraelit tha se ky veprim ishte një “shpërblim për Hamasin”, shkruan BBC-si.

Njohja e një shteti të tillë “dëmton përpjekjet për të arritur një armëpushim në Gaza”, postoi ministria në rrjetin social X.

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se planet për të njohur një shtet palestinez “i japin Hamasit inkurajim dhe e forcojnë qëndrimin e tij”.

Një shtet palestinez do të ishte një “shtet i Hamasit”, tha ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, Gideon Saar, në reagim ndaj vendimit të mëparshëm të Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës për të njohur zyrtarisht një shtet palestinez.