75 Mall Live Search
08:07 / E Hënë, 04 Gusht 2025 / Z S

Tri net të paharrueshme të “Sunny Hill” kthyen Kosovën në qendër të vëmendjes

Festivali i “Sunny Hill” i dha Prishtinës tri net të paharrueshme.

1,2 dhe 3 gushti në kryeqytetin tonë ishin datat ku kënga u shndërrua në magji për qindra e mijëra pjesëmarrës.

Themeluesja e këtij festivali, Dua Lipa, solli yje ndërkombëtarë e shqiptarë në skenën gjigante të “Sunny Hill”, për t’iu dhënë të pranishmëve diçka që do ta mbajnë mend gjatë.

Por, ky festival nuk ishte vetëm kaq. Adhuruesit e muzikës u argëtuan edhe me shumë gjësende që kishte në dispozicion “Sunny Hill”.