75 Mall Live Search
08:56 / E Martë, 05 Gusht 2025 / Z S

Arrestohet njё person, konfiskohet një armë e gjashtë fishekë

Gjatë mesnatës së mbrëmshme rreth orës 02:15 minuta deri sa patrulla policore ishte nё njё pikё kontrolli, nё sheshin “Ndue Pёrlleshi” nё Klinё, ka ndalur një veturë pёr kundёrvajtje.

Mirëpo gjatё kontrollit rutinë në të janё gjetur dhe sekuestruar:

 njё (1) armё pistoletё Zoraki 917-T

 njё karikator i sё njejtёs armё

 gjashtё (06) fishekё kal:9 mm

Shoferi i dyshuar ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit me vendim tё prokurorit tё shtetit është liruar nё procedurё tё rregullt./Indeksonline/