Urdhëresat e gjykatave, për një muaj 19 persona dërgohen në burg në Pejë

Policia e Pejës ka njoftuar se nga datat 1 deri më 31 korrik ka realizuar 87 urdhёresa tё gjykatave kompetente.
Bëhet e ditur se 19 nga personat e arrestuar pёr vepra tё ndryshme penale, janё dёrguar nё vujatje tё dënimit nё qendrat e paraburgimit.
Sipas policisë atje, të dyshuar të tjerë janё dёrguar nё seanca gjyqёsore dhe pas kryerjes së obligimeve janë liruar.
“Drejtori sa Rajonale e Policisё nё Pejё, stacionet policore, nga data 01.07.2025 deri mё 31.07.2025, kanё realizuar tetёdhjetё e shtatё (87) urdhёresa tё gjykatave kompetente.
Personat e arrestuar, tё dyshuar pёr vepra tё ndryshme penale, nёntёmbёdhjetё (19) nga tё dyshuarit janё dёrguar nё vujatje dënimi nё qendra paraburgimi, ndёrsa tё tjerёt janё dёrguar nё seanca gjyqёsore dhe pas kryerjes së obligimeve janë liruar.
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, do tё vazhdojë me realizimin e urdhёresave tё lёshuara nga gjykatat kompetente”, thuhet në njoftim.