75 Mall Live Search
09:54 / E Enjte, 07 Gusht 2025 / G T

Skuadra nga Kazakistani mbrëmë ia besoi penalltinë në minutat e fundit një 16-vjeçari në Champions League

Skuadra e Kairat Almaty mbrëmë shënoi fitore 1:0 ndaj Slovan Bratislava, në ndeshjen për parakualifikim në Ligën e Kampionëve.

Në minutat e fundit u akordua një penallti për ekipin vendës, shkruan Indeksonline

Pikërisht për këtë penallti po diskutohet shumë, pasi e konkretizoi një 16-vjeçar.

Skuadra nga Kazakistani ia besoi këtë 11-metërsh një lojtari që është vetëm 16-vjeçar, Dastan Satpaev – i cili po e zhvillon sezonin e tij të fundit në Kairat.

Sulmuesi edhe pse i ri, në sajtin “Transfermarkt” ka vlerën prej 1.8 milionë euro, kurse në sezonin tjetër do luajë te Chelsea U21./Indeksonline/