Steua për tetë minuta barazon rezultatin ndaj Dritës

Steua Bucuresti ka arritur që Brenda tetë minutave ta barazojë rezultatin ndaj Dritës.
Pas dy golave të shënuar nga Drita, Steua u kthye në lojë në minutën e 64-të ku fillimisht shënoi Birligea.
Ndërsa në minutën e 72-të ishte Graovac ai që barazoi shifrat në ndeshjen e vlefshme të rrethit të tretë kualifikues të Europa League.
Dy golat për Dritën i shënuan Tusha në minutën e 7-të dhe Manaj në të 50-tën.