75 Mall Live Search
10:28 / E Premte, 08 Gusht 2025 / G T

Garnacho e do veç Chelsean, arrin marrëveshje personale me “blutë”

Skuadra e Chelseat pritet të bëjë një tjetër goditje gjatë afatit kalimtar të verës.

Blutë e Londrës kanë arritur marrëveshje personale me Alejandro Garnacho, shkruan Indeksonline

Kështu raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, me Garnachon që pritet t’i bashkohet Chelseat gjatë këtij afati kalimtar.

Tani Chelsea do të fillojë bisedimet me Manchester Unitedin për t’u pajtuar me çmimin.

Përveç Garnachos, tani ekipi i Enzo Marescas po punon për të sjellë në “Stamford” edhe Xavi Simonsin./Indeksonline/