Vetura godet një biçiklistë në Bresje të Fushë Kosovës

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Bresje të Fushë Kosovës.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, dyshohet se një veturë ka goditur një biçikletë.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.
IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.
Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/